Politikani Nard Ndoka këtë të mërkurë ishte i pranishëm në një intervistë eksluzive për ABC e Pasdites me moderatorin Ermal Peçi.
Sot, publiku u njoh me një Nard Ndoka jashte pektkut të politikanit, ku nuk kanë munguar të qeshurat dhe batutat mes tij dhe Ermalit.
Ky i fundit e pyet se “çfarë do t’i thoshte Skënderbeut nëse do të ishte e mundur të kishte një takim në kohë”.
Sigurisht që nga politikani Ndoka do të kishim përgjigjet me shumë humor sikurse jemi mësuar të dëgjojmë prej tij.
“Do ti thoja, Gjergj problem i madh, luftove me pallë për këto pallat”.
Me doza të forta humori, kështu ishte kjo pasdite. Nga shprehjet epike të Nard Ndokës tek këngët e preferuara, apo edhe jeta e tij familjare.
Gjithë bisedën e këndshme e ndiqni në kanalin tonë në Youtube. / abcnews.al