Aktori Mehdi Malkaj është sot i pranishëm në protestën që po zhvillon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para ministrisë së Brendshme për shkak të shoqërimit të katër aktivistëve një ditë më parë. Në një prononcim për gazetaren Ema Shazivari mes të tjerash aktori zbuloi se prej javësh ka luftuar me Covid-19.
“Kam qenë duke luftuar me atë virusin dhe e munda. Gjithë muajin nëntor dhe ca nga dhjetori”, tha aktori duke sqaruar mungesën e tij mes aktivistëve të tjerë gjatë kësaj periudhe.
Më tej me ironi Malkaj paralelizoi edhe protestën e të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës pak ditë më parë e atë të aktivistëve dhe artistëve për Tatrin Kombëtar.
Lexo edhe: Aleanca për Teatrin në protestë, Liçaj: Nuk tërhiqemi, duam të drejtat që na i garanton Kushtetuta
“U çuan ata që këta i quajtën adoleshent. Dogjën atë pemën sintetike, thyen edhe ca xhama dhe për këtë ata hëngrën dru. Me apo pa të drejtë ata hëngrën dru. Tani ne jemi ata që mbrojnë pronën publike. Ne që mbrojmë pronën publike hajmë dru. Tani ose do ta hash drurin që prish pronën publike…ajo ishte e turpshme. Unë mendoj se policia ka një stil të rreh me dashuri. Mbase nisen nga shprehja ai që të do të rreh. O ai që të vdes? Ne nuk e kemi ndërprerë ndonjëherë protestën. Kemi tre vjet. Se na vinë të tjerë e kanë derën të hapur”, u shpreh aktori. g.v/abcnews.al