Lufton me kancerin e rrallë, influencuesja 20 vjeçare jep mesazhin prekës: Jeta ime nuk ishte e kotë, e arrita atë që doja

schedule08:52 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 08:52 - 7 Dhjetor, 2022

Një influencuese 20 vjeçare me një formë të rrallë kanceri u ka dhënë lamtumirën fansave të saj me një video emocionuese duke treguar se simptomat e saj janë përkeqësuar dhe ajo është në fund të jetës së saj. Elena Huelva diagnostikua me një lloj kanceri të kockave të quajtur sarkoma e Ewing në vitin 2016.

Ajo është bërë një ikonë e betejës, ndërsa është e sinqertë dhe e hapur për betejën e saj me sëmundjen në postimet e saj në rrjetet sociale gjatë 6 viteve të fundit. Por të dielën, Elena – e cila jeton në Spanjë – u tha lamtumirë ndjekësve të saj teksa zbuloi se shëndeti i saj ishte përkeqësuar.

Kështu në postimin e saj dhe dukshëm e prekur, influencuesja ka shpjeguar se “gjërat nuk po shkojnë mirë”. E shtrirë në një spital, 20-vjeçarja tha: ‘Kanceri është përhapur në trakenë time, gjë që është shumë e rrezikshme, siç e dini, sepse aty marrim frymë. Nuk kam nevojë të them më shumë.

Çfarëdo që të ndodhë, e di që jeta ime nuk ishte e kotë, sepse luftova dhe arrita atë që doja, të ndërgjegjësoja publikun për sëmundjen”./abcnews.al