Luftime të ashpra në verilindje të Ukrainës, forcat ruse godasin ndërtesën tregtare në Kharkiv

schedule09:20 - 31 Korrik, 2023

schedule 09:20 - 31 Korrik, 2023

Luftime të ashpra janë raportuar në pjesën verilindore të Ukrainës, ndërsa ministria ruse e Mbrojtjes ruse tha se tre drone kamikaze pa pilot u rrëzuan ndërsa tentuan të godasin Moskën dhe dëmtuan një ndërtesë të lartë ku ndodhen agjencitë qeveritare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të dielën se ushtria ukrainase kishte shënuar një ditë “të mire” “në frontet, kryesisht rreth Bakhmutit, ku Kievi thotë se po bën përparim, duke rifituar territorin e humbur kur ushtria ruse pushtoi qytetin në maj.

Ukraina nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet me dron megjithatë Zelensky tha se lufta “po kthehet gradualisht në territorin e Rusisë”, në “qendrat simbolike të saj”.

Sulmi ajror rus goditi një ndërtesë tregtare në qytetin e Kharkiv (verilindje). Një zjarr ka shpërthyer, por nuk raportohet për viktima. Zelensky deklaroi gjithashtu se numri i të vdekurve nga sulmi rus në një shkollë në qytetin Sumy (në veri) të shtunën ka shkuar në dy.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!