Luftëtarin e braktisin të gjithë, një tjetër lojtar shkon në gjyq

schedule13:39 - 22 Janar, 2020

schedule 13:39 - 22 Janar, 2020

Luftëtari do të duhet të përballet me një tjetër gjyq në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. Mbrojtësi Aurel Demo, sipas Supersport, është i radhës që do të kërkojë pagat e pamarra dhe lejen e kalimit, që do i jepte mundësinë të luante në skuadër tjetër.

Futbollisti 23-vjeçar iu bashkua Luftëtarit në janarin e vitit 2018 dhe pas dy vitesh kërkon të largohet, në të njëjtën mënyrë si kapiteni Donald Rapo dhe sulmuesi Realdo Fili. Demo pret tashmë vendimin e DHKZK dhe më pas do të mësohet e ardhmja e tij.

Me siguri ofertat nuk i mungojnë as nga Superiorja, por më parë duhet të zgjidhë çdo gjë me Luftëtarin. Gjatë kësaj jave pritet të mësohet gjithçka dhe shanset që Demo të qëndrojë janë të pakta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!