Luftëtari duhet të lerë pas disfatën me Kukësin, për të mos mbetur prapa në Superligë. Trajneri Gentian Mezani flet përpara ndeshjes ndaj Kamzës dhe ka një kërkesë për lojtarët e tij.
Nuk është nga ata që lëkunden nga një disfatë.
Gentian Mezani mund të quhet ende trajner i ri, por praktika nuk i mungon aspak për të kaluar momentet e vështira, si pas humbjes me Kukësin. Kohë për t’u mërzitur nuk ka, sepse menjëherë vjen ndeshja e kësaj të mërkure ndaj Kamzës në Gjirokastër dhe vlonjati ka këtë mesazh për të tijtë.
“Për ne nuk ka tjetër rezultat përveç fitores sëepse ndeshja është me një kundërshatr në këto momente direkt siç është Kamza. Një fitore e mundshme na qetëson disi dhe kjo do të ishte shumë e mirë për ne. Do të futemi në ndeshjen e nesërme për të bërë më të mirën dhe për të marrë maksimumin”, shprehet Mezani.
Gjithsesi, ekipi mund të ketë probleme, pra si paraqitet gjendja?
“Kemi disa mungesa që janë të rëndësishme. Atyre mungesave i shtohet dhe Ramadani për arsye kartonash që kështu e bëjnë disi më të vështirë mesin e fushës, por unë mendoj që lojtarët që do të hidhen në fushë do të japin më të mirën dhe do të mundohen ndoshta edhe më shumë se pjesa tjetër”, tha Mezani.
Pas Kukësit, Mezani u ankua për gjykimin, ndoshta ka sërish frikë?
“Absolutisht nuk i trembem gjykimit. Edhe ndeshjen e kaluar pas ndeshjes, një deklaratë e imja, por ishte poër të pasur më shumë një arbitër me pak më shumë eksperiencë, që e mban më shumë presionin”, tha trajneri i Luftëtarit./abcnews.al