Luftëtari sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që një pjesë e mirë e futbollistëve aktualë janë nën kontrata. Gjithsesi do të ketë edhe largime dhe një prej tyre është edhe Jurgen Dushkaj.
Futbollisti 25-vjeçar, i cili në të shkuarën është aktivizuar me Adën e Velipojës dhe në ligën e dytë rumune, e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin nga Luftëtari: “Nga sot nuk jam më lojtar i Luftëtarit. Falënderoj gjithë drejtuesit, stafin si dhe gjithë çunat e ekipit për vitin që kalova. Faleminderit Luftëtari”.
Dushkaj, edhe pse një mesfushor, u pa të luante shpesh edhe si mbrojtës i majtë për shkak të nevojave që kishte ekipi. Në sezonin e tij të parë në Superiore luajti në 28 ndeshje dhe të gjitha i nisi si titullar. Tani pritet të ndryshojë skuadër dhe të mundohet të tregojë vlerat e tij. /abcnews.al