Luftëtari, në garë për dinjitet

schedule14:57 - 19 Korrik, 2018

schedule 14:57 - 19 Korrik, 2018

Luftëtari nuk ka asnjë shpresë reale për sukses në Ligën e Europës, por dëshiron ta mbyllë me nder. Gjirokastritët luajnë ndeshjen e kthimit në orën 20:00, një javë pas humbjes 0-5 në Letoni.

Kanë qenë ditë shumë të vështira.

Luftëtari nuk e pati aspak të lehtë të linte prapa disfatën dhe të përgatitej për ndeshjen e kthimit ndaj Ventspilsit të Letonisë në Ligën e Europës.

Trajneri Millosh Kostiç u përpoq të nxiste futbollistët në seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të luhet përballja e kthimit ndaj letonezëve.

Specialisti slloven e analizoi kështu humbjen 0-5 dhe atë që pret sot, në ndeshjen e orës 20:00.

“Natyrisht që kaluam netë pa gjumë, duke analizuar se çfarë nuk shkoi mirë. Nuk duhet në asnjë mënyrë të përsërisim ato 45 minuta të para të ndeshjes së parë. Më vjen mirë vetëm për faktin se ndeshja e dytë erdhi shumë shpejt dhe kemi rast të tregojmë se Luftëtari nuk është ai ekip që humbi thellë në sfidën e parë”.

Disfata 0-5 ishte një tronditje e madhe për gjirokastritët, dhe po ashtu ngriti dyshime për paraqitjen e tyre, me pesë golat të pësuar që të gjithë në pjesën e parë.

Formacioni i Luftëtarit pati disa ndryshime në krahasim me mbylljen e sezonit të kaluar, veçse shumë lojtarë të rëndësishëm ishin në fushë.

Nga ekipi i Gjirokastrës pritej shumë më tepër pas paraqitjes shumë të mirë në Superligë nën drejtimin e ish-trajnerit Hasan Lika./abcnews.al