Luftëtari me mungesa, Novi: Nuk shkojmë për shëtitje në Ballsh

schedule15:21 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 15:21 - 21 Dhjetor, 2019

Luftëtari mori një fitore me vlera kundër Skënderbeut, por ai trepikësh do të merrte vlera të tjera nëse bluzinjtë marrin pikë edhe ndaj Bylisit. Trajneri Neritan Novi, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për sfidën e radhës dhe gjendjen në skuadrën e tij.

“I kam përgatitur çunat psikologjikisht, që të gjithë ndeshjet janë të vështira. Nuk shkojmë në Ballsh thjesht për të kaluar kohën, por për të marrë rezultat pozitiv. Edhe pse është ndeshje e vështirë dhe Bylisi ndodhet në vendin e dytë, ne shkojmë në Ballsh për një rezultat pozitiv”, tha Novi para mediave.

Më pas ai tregon edhe situatën në ekip: “Brenda këtyre dy ndeshjeve jam detyruar të bëj shumë ndryshime në formacion, pasi shumë lojtarë kanë patur kartonë. Edhe këtë javë nuk është Açka. Lala ka tërheqje muskulore, ndërkohë që edhe Dragoshi do të mungojë. Na rikthehen Çela dhe Hyseni. Lojtarët do luajnë me dinjitet”.

Në fund, Novi theksoi se Luftëtari nuk ka çfarë humbet më: “Ju thashë, nuk kemi çfarë humbasim. Futemi gjithmonë për të marrë pikë në fushën e lojës. Nuk presim rezultat tjetër veç fitores, ose minimalisht një pikë. Në pankinë edhe këtë herë do të jetë Kristidhi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!