Donald Rapo ka fituar “lirinë” nga Luftëtari, për shkak të pagave të pamarra te Luftëtari. Bëhet fjalë për pagesat e një sezoni më parë, ndërkohë që nga ky sezon ai ka fituar të drejtën për të marrë vetëm një pagë.
Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve i ka njohur gjobat e dërguara nga klubi i Luftëtarit dhe në total në llogarinë e mesfushorit, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit te gjirokastritët, do të shkojnë 15 milion lekë, sikurse raporton “Panorama Sport”.
Tanimë Rapo është i lirë të zgjedhë skuadrën e tij dhe me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te Laçi, skuadër ku edhe ai është stërvitur kohët e fundit. Mesfushori largohet nga Luftëtari pas katër vitesh e gjysmë, në një mënyrë që ai nuk do e kishte dashur, por ishte i detyruar. /abcnews.al