Luftëtari entuziast pas fitores me Partizanin

schedule13:02 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 13:02 - 18 Dhjetor, 2017

Luftëtari është entuziast pas fitores 5-0 ndaj Partizanit në Superligë. Futbollistët gjirokastritë mendojnë se ekipi nuk e meriton vendin që ka në renditje.

Ishte ky gol, simboli i fitores.

Autor i tij ishte Kristal Abazaj, një nga ata që mund të quhen “margaritarët” e Luftëtarit.

Futbollisti i Shqipërisë U21, në pritje të një transferimi të madh jashtë vendit, po bën detyrën, siç ndodhi edhe në suksesin e madh, 5-0, ndaj Partizanit.

Triumfi ndaj 15 herë kampionëve të Shqipërisë nuk ishte vetëm i Abazajt, por i gjithë ekipit, dhe një nga më të mirët në fushë ishte Eri Lamçja.

Durrsaku, autor i dy golave, bën një lloj autokritike.

Entuziazmi është i madh tek gjirokastritët, por çfarë mendon trajneri me përvojë Hasan Lika?

Pavarësisht nga suksesi i madh ndaj Partizanit, Luftëtari mbetet në vendin e katërt nga fundi në renditje, fare pranë zonës që të zbret nga Superliga./abcnews.al