Luftëtarët talebanë nisin të mbledhin armët nga civilët: S’kanë nevojë për to

schedule13:06 - 16 Gusht, 2021

schedule 13:06 - 16 Gusht, 2021

Luftëtarët talebanë në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë filluar të mbledhin armët nga civilët, një ditë pasi morën pushtetin.

Njerëzit nuk kanë më nevojë për to për mbrojtje personale, thotë një zyrtar taleban.

“Ne e kuptojmë që njerëzit i mbanin armët për sigurinë personale. Tani ata mund të ndihen të sigurt. Ne nuk jemi këtu për të dëmtuar civilët e pafajshëm, “tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters.

Banori i qytetit Saad Mohseni, drejtor i kompanisë mediatike të grupit MOBY, thotë në Tëitter se ushtarët talebanë kanë ardhur në kompleksin e kompanisë së tij për të pyetur për armët që ka ekipi i tij i sigurisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!