“Luftëtarë të një organizate politike dhe ushtarake”, Kulla: Muxhahedinët kanë qenë armiq të SHBA, të parët i solli Berisha

schedule21:51 - 23 Qershor, 2023

schedule 21:51 - 23 Qershor, 2023

 

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News ka shpjeguar fillimisht se çfarë janë muxhahedinët.

Ndër të tjera ai tha se ata para 20 vitesh kanë qenë  armiq të SHBA dhe më pas këta të fundit u detyruan t’i merrnin në mbrotje.

Kulla tha se 300 muxhahedinët e parë i solli Sali Berisha, teksa ishte në vitet e tij të fundit të mandatit si kryeministër.

“Luftëtar të një organizate politike dhe ushtarake, ku krahu që është në Tiranë, kur jetonin në Irak ka qenë pjesë të organizimit ushtarak të MEK.

Kur filloi lufta 9-vjeçare Irak – Iran, këta dolën krah qeverisë së Iranit dhe kanë luftuar krah tyre. Edhe këta jenë fetare. Sa kohë ka qenë Sadani në pushtet këta kanë qenë të sigurtë në Irak.

Kur SHBA rrëzoi Sadanin, erdhi në pushtet “armiqtë” e Sadanit dhe këta më pas u akuzuan për terrorizëm.

Para 20 vitesh këta kanë qenë armiq me SHBA, pas 10 vitesh SHBA u detyrua t’i merrte në mbrojtje pasi muxhahedinët konsideroheshin si të persekutuar.

300 të parët i solli Sali Berisha në dy vitet e fundit të pushtetit. Dhe pas Berishës erdhi Rama në pushtet dhe mori të tjerët” tha Kullla.r.t/abcnews.al