“Luftëtar dhe djalë i shkëlqyer”, klubi gjerman rinovon me lojtarin kuqezi

schedule14:18 - 18 Qershor, 2020

schedule 14:18 - 18 Qershor, 2020

Amir Abrashi do të vazhdojë të jetë pjesë e Freiburg në Bundesligë. “Pitbulli” i kombëtares nuk është aktivizuar shumë me skuadrën gjermane kohët e fundit, por drejtuesit e vlerësojnë shumë dhe kanë zyrtarizuar rinovimin me të (palët kanë rënë dakord të mos zbulojnë kohëzgjatjen e kontratës së re) në një komunikatë zyrtare në Twitter.

Amir është një luftëtar i madh dhe një djalë i shkëlqyer. Energjia që na jep ai është e rëndësishme për ekipin, përshtatet për mrekulli me karakteristikat tona. Amir është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës. Jemi të kënaqur me cilësitë e tij dhe atë që jep për Freiburg“, deklaron Klemens Hartenbach, drejtori sportiv.

I lumtur shfaqet edhe 30-vjeçari, i cili ka zhvilluar 91 ndeshje në total me gjermanët prej verës së vitit 2015 kur u transferua nga Grasshoppers. “Klubi dhe ambienti këtu janë thjesht fantastikë, jam shumë i lidhur me Freiburg. Mund t’i jap forcë dhe karikim skuadrës, do vazhdoj të punoj me motivim maksimal për të mirën e Freiburg“, thekson Abrashi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!