Luftë s’njeh pranverë, furnizimet e fundit me ushqim dhe ujë në Mariupol drejt fundit

schedule16:48 - 13 Mars, 2022

schedule 16:48 - 13 Mars, 2022

Furnizimet e fundit të ujit dhe ushqimit në qytetin e rrethuar të Mariupolit po shterohen, paralajmëroi sot këshilli i qytetit, duke shtuar se forcat ruse, të cilat kanë rrethuar qytetin, vazhdojnë të godasin objektivat politike.

“Banorët janë në një situatë të vështirë prej 12 ditësh. Në qytet nuk ka energji elektrike, ujë, ngrohje. Nuk ka pothuajse asnjë mundësi komunikimi përmes rrjetit celular.  Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë,” tha ajo në një deklaratë të postuar në internet.

Lexo edhe: Bilanci tragjik i luftës, mbi 2 mijë qytetarë nga Mariupoli kanë vdekur në 18 ditë lufte me Rusinë

Më poshtë abcnews.al ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës
Sot shënohet dita e 18-të e luftës në Ukrainë.

• Forcat ruse duket se po bëjnë përparim në avancimin e tyre në Kiev
• Një sulm ajror rus ka shënjestruar një bazë ajrore të përdorur nga NATO, afër kufirit ukrainas me Poloninë – 35 persona janë vrarë
• Gazetari amerikan është vrarë në Irpin, pak jashtë Kievit
• Kryetarët e rinj të bashkive janë vendosur nga forcat ruse në dy qytete të Ukrainës, pas pretendimeve se të mëparshmit ishin rrëmbyer.
• Ka shpresa për rezultate pozitive nga negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë “së shpejti” pas “progresit të konsiderueshëm” të bërë
• Situata e Mariupolit është kritike, thanë zyrtarët, pasi forcat ruse shtrënguan lakun e tyre rreth portit të Detit të Zi dhe numri i të vrarëve nga bombardimet dhe një bllokadë 12-ditore afroi 1600
• Korridoret humanitare drejt qyteteve duke përfshirë Mariupolin e rrethuar po kërcënohen nga “bombardimet e vazhdueshme”, thonë guvernatorët ukrainas./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!