I ftuar në “ABC Live”, analisti Ilir Zhilla, komentoi luftën në Ukrainë, duke u shprehur se kjo është një luftë mes Perëndimit dhe Autoritarizmit.
Po ashtu shtoi se Evropa ia doli në lidhje me energjinë, ajo që ishte edhe pika më e dobët, duke treguar fuqinë e vendeve demokratike kapitaliste.
“Sot diskutohet që të reformohet Evropa. NATO u tregua u unifikuar. Detyroi edhe Suedinë edhe Finlandën të bashkohen.
Ka ndodh një katarsis i fuqishëm. Dje është kthyer Kievi si “Mek”. Është një luftë e Perëndimit me autoritarizmin.
Mund të themi që edhe fal temperatura Evropa ia doli me energjinë. Kjo ishte fitoreja më e madhe dhe kjo ishte pika më e dobët që kishte Evropa.
Ishte një fitore e shteteve demokratike dhe kapitaliste, edhe pse me kosto pak më të lartë.
Janë bërë investime dhe janë lidhur kontrata të fuqishme. Ky është një dëm i ekonomisë ruse, pasi fuqia më e madhe e atij shteti është energjia” tha analisti.
Në lidhje me vizitën surprizë të Biden në Kiev, Zhilla tha se ai shkoi atje edhe pse Pentagoni ishte kundër, por tregoi siguri dhe trimëri.
Në lidhje me situatën në Ballkan dhe çështjen Kosovë – Serbi, analisti u shpreh se situata ka dalë tanimë nga skema tradicionale.
Ai tha se qëndrimi i Evropës është kompleks në lidhje me Serbinë. Zhilla theksoi se Ballkani prej shumë vitesh është në këtë gjendje, jo sepse popujt janë më pak të emancipuar, por sepse luhen interesa strategjikë shumë të rëndësishëm.
Në rastin e Ballkanit, në raport me Kosovë- Serbi, situata ka dalë nga skema tradicionale. Serbia këto vitet ka bërë të 99-tat, deri të ngritja e bazës ruse në kufi. Në të njëjtën kohë ndihmat e Evropës për Serbinë kanë qenë të mëdha.
Ky qëndrim i Evropës është shumë kompleks. Ballkani është në këtë gjendje prej 100 e ca vitesh, jo sepse popujt me pak të emancipuar, por sepse luhen interesa strategjike”, përfundoi ai.r.t/abcnews.al

