Luftë për pikë në Dyseldorf, publikohen formacionet e sfidës Sllovaki-Ukrainë

schedule14:16 - 21 Qershor, 2024

schedule 14:16 - 21 Qershor, 2024

Pritet të jetë një e premte e zjarrtë futbollistike, me ditën e 7-të, të Kampionatit Evropian të futbollit, që ka rezervuar goxha sfida interesante, duke filluar që nga përballja e orës 15:00, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, Sllovaki-Ukrainë, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të bëjnë maksimumin për të siguruar pikët e nevojshme për një kualifikim të mëtejshëm.

Sa i përket formacioneve, tekniku italian, Francesco Calzona ka preferuar t’i rrehstojë të tijët, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Dubravka. Në mbrojtjen me katër janë Pekarik, Vavro, Milan Skriniar e Hancko. Mesfusha i është besuar treshes Kucka-Lobotka-Duda, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Schranz, Bozenik e Haraslin.

Në krahun tjetër, tekniku Serhiy Rebrov i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-2-3-1, me portën që këtë herë mbrohet nga Trubin. Në krahët e mbrojtjes janë Zinchenko e Tymchyk, ndërsa në qendër janë Matvienko e Zabarnyi. Para mbrojtjes vendosen Brazhko e Shaparenko, ndërsa Mudryk, Sudako e Yarmolenko vendosen pas “bomberit” të vetëm, Artem Dovbyk. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!