Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Luftë” në Kategorinë e Parë, mësoni sfidat e ditës së sotme

schedule09:35 - 16 Prill, 2022

schedule 09:35 - 16 Prill, 2022

Kategoria e Parë do të luajë sfidat e javës së 27-të të saj, ku në fushën e lojës do të zbresin 16 skuadrat, ndërsa të gjithë sfidat do të luhen në orën 15:00.

Kjo javë ka rezervuar përballje të forta për skuadrat e kreut, ku Bylisi kryesues do të presë në shtëpinë e tij Tërbunin e vendit të 6-të.

Erzeni i vendit të dytë do të udhëtojë në transfertë për të luajtur kundër Lushnjes, ndërsa Korabi do të presë në shtëpi Apoloninë e vendit të 4-të, një sfidë që pritet të jetë më e luftuara e kësaj jave në Kategorinë e Parë.

Tomori i vendit të 5-të do të udhëtojë në Lezhe për t’u përballur me Besëlidhjen, ndërsa Besa e Kavajës pret të përballet me Butrintin e Sarandës, ndërkohë Burreli vihet përballë Vorës.

Turbina pret Maliqin e vendit të parafundit, ndërsa sfida e fundit është ajo mes Shkumbinit që udhëton në POgradec për t’u përballur me pogradecarët. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!