Të kesh prerë biletën dhe të të anulohet filmi në kinema në momentin e fundit është e mërzitshme, por shto këtu faktin, që bëhet fjalë për filmin më të shitur të të gjitha kohërave, atëherë mërzia kthehet në zemërim.
Kjo ka ndodhur me fansat e filmit “Avengers: Infinity War” në Meksikë, të cilët pasi morën vesh që filmi nuk do të jepej, shpërthyen me zemërim ndaj stafit të kinemasë.
The Mirror shkruan se ata organizuan “luftën e tyre të pafundme” pasi morën vesh këtë lajm.
Në video dallohen fansat e irrituar ndaj stafit, ku nuk munguan edhe grushtet.
Ndërkohë, e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Indi disa ditë më parë. Fansat e filmit kishin shkuar për të parë Avengers në kinema, por u lajmëruan se shfaqja e tij ishte anuluar.
Filmi “Infinity War” është një nga filmat më të pritur nga fansat i të gjithë kohërave. “Avengers” ka thyer rekorde në përfitime vetëm 11 ditë pas premierës. Pritet që fitimet e filmit shumë shpejt t’i kalojnë 1 miliard dollarët./abcnews.al