Pas shqetësimeve të pushuesve, ngritur vazhdimisht përmes kronikave të ABC Neës, ISHP ka zbritur në terren për të larguar mushkonjat. Operacioni nisi në zonën bregdetare të Fierit dhe sipas drejtorit të ISHP në Fier do të ndërhyhet edhe në zonat e banuara.
Nuk mund t’i shfarosin kolonitë e mushkonjave por po tentojnë t’i minimizojnë ato. Në Fier ka nisur lufta me këtë insekt. Fillimisht në bregdet, më pas do të vazhdohet në zonat rurale dhe urbane.
Specialiste të ISSH zbritën gjatë natës në terren. Alarmi për situatën është përcjelle nga ABC Neës që në ditët e para të muajit Korrik, periudhë kjo që përkon me shtimin e insektit.
Dezinsektimi po bëhet sipas një harte ku janë përcaktuar emergjencat. Aty ku dhe mushkonja është më e rrezikshme. Lënda e përdorur për këtë fushatë sipas autoriteteve shëndetësore nuk është e dëmshme për njerëzit.
Këtë sezon turistik mushkonjat kanë alarmuar pushues e banorë kryesisht në zonat bregdetare. Nuk dihen arsyet pse aksioni për të luftuar ato nisi me vonesë, por megjithate duket sikur ISHP do të bëjë dezinsektimit në të gjithë territorin./ABC News Albania 24/7

