Lufta kundër krimit të organizuar, vijon të jetë në qëndër të porosive të lënë nga Bashkimi Europian për Prokurorinë e Posacme.
Gjatë takimit me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës Ann Fransen, dhe kreut të SPAK Altin Dumani, theksi u vendos edhe tek pastrimi I parave dhe përdorimi I kriptomonedhave nga grupet kriminale. Belgjika premtoi për Shqipërinë ndihmë për ekzekutimin e letërporosive dhe arrestimeve për llogari të SPAK.
Teksa ka mbetur më pak se një muaj, nga data kur Altin Dumani do të largohet nga drejtimi I SPAK, ai është ndalur gjatë një takimi në Qendrën Europiane të Politikave tek vështirësit që ka kaluar ky institucion dhe kërcënimet nga krimi i organizuar.
“SPAK është institucion i ri, ne mbushim 6 vjec. Dhe 6 vite për një institucion është pak. Vështirësitë kryesore I kemi pasur me organizimin e institucionit. Kemi filluar vetëm 8 prokuror.
Tjetër hisotri është presionet e ndryshme, që na vinin në drejtim të prokurorisë por edhe vetë prokurorve të posacëm. Nga politika nga media, por sidomos nga krimi I organizuar. Prokurrorët e SPAK janë të përgatitur për të përballuar këto presione, pavarsisht nga vijnë ata. Janë të maturuar”
Dumani tha se një tjetër vështirësi ka qenë ajo e krijimit të besimit për të bashkëpunuar me vendet e bashkimit europian. / abcnews.al /

