“Luftë e ashpër mes subjekteve të krimit”/ Sefa: Porti i Durrësit, diamanti i kurorës së grupeve

schedule20:34 - 22 Maj, 2025

schedule 20:34 - 22 Maj, 2025

Një megaoperacion kundër trafikut të drogës, u zhvillua në Shqipëri dhe Itali dhe 40 persona u arrestuan. Grupi kriminal i goditur rrugët që ndiqte ishte Turqia dhe Ekuadori. Ndërsa kishte tri grupe që funksiononin në Shqipëri dhe në Itali.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, juristi Indrit Sefa, theksoi se Durrësi është kthyer si një magnet për veprimtaritë kriminale dhe kjo sipas tij edhe për shkak të portit.

“Të gjitha procedimet penale lidhen aty, pra lidhen me Durrësin. Ka qenë një luftë e vazhdueshme, Edhe grupet e veriut dhe grupet e jugut kanë pasur lidhje me grupin e Durrësit. Të gjithë sytë i kanë te porti. Është “diamanti i kurorës…”. Pra janë portet ata që janë si magnet…ku zhvillohet e gjithë veprimtaria. Aty ka pasur një luftë të ashpër mes subjekteve të ndryshme të krimit. Sot ka dalë një grup i ri që ka mbizotëruar nga të tjerët”, tha ndër të tjera juristi.

Ndërsa avokati Edmond Petraj u shpreh nga operacioni i zhvilluar janë arrestuar po ashtu edhe shumë personazhe të rëndësishëm në Itali.

“Janë arrestuar personazhe shumë të rëndësishëm në Itali. Prokuroria italiane është ku e ku me prokurorinë shqiptare. Kanë një zgjidhje sa i përket personit që ndjekin shumë të thjeshtë, pa hetim pa prova e ndjekin. Ndërse ne një person e vendosim nën përgjim me vendim gjykate. Problemi është që prokuroria në Itali në lidhje me shqiptarët është shumë raciste. Shqiptarët “bëhen kriminelë” vetëm me zhurmën që bën antimafia italiane. Të nxjerrin sikur je pjesa më e rëndë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!