Luftë civile në Los Angeles? Shala: Nuk ka pasur reagime të dhunshme, prezenca e marinsave nuk justifikohet

schedule22:02 - 12 Qershor, 2025

schedule 22:02 - 12 Qershor, 2025

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi për ‘360 gradë’ zhvillimet e fundit përtej oqeanit sa i takon kaosit dhe tensionit në Los Angeles. Shala tha se nuk ka pasur reagime apo episode të dhunshme që të mund të justifikojnë prezencën e mbi 4000 marinsave në rrugët e qytetit.

“Bëhet fjalë se kemi dy kategori, Gardën Kombëtare e cila është rezerviste ndërsa marinsat janë të armatosur. Gardën e përdorin dhe guvernatorët, kurse përdorimi i ushtrisë është specifik pra kur cënohet siguria kombëtare, kufijtë, në raste emergjencash dhe fatkeqësish.

Në nivel vendor nuk kanë autorizim. Problemi është që a u shteruan kapacitetet vendore për zgjidhjen e krizës. Kryetari i Bashkisë tha që nuk janë shteruar. Guvernatori apo kryetari i Bashkisë kanë nxjerrë pretendime që protestat nuk kaluan në atë nivel për të prekur sigurinë. Nuk është se ka pasur reagime të dhunshme që mund të justikojnë prezencën e marinsave.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!