Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram foton e takimit me presidentin Ilir Meta ditën e sotme. Dy krerët e shtetit u takuan me bërryla për shkak të pandemise së koronavirusit, duke respektuar në këtë mënyrë masat e vendosura.
Ky takim bëri sot xhiron në media, ndërkohë që e ka publikuar edhe kryeministri Rama. “Luftë bërrylash”, shkruan Rama në diçiturë.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta ishin të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Mesazhin e këtij takimi, kryeministri zgjodhi ta bëjë në rrjetet sociale. Ndërkohë, Meta u pyet pas mbledhjes nga gazetarët për këtë takim. Kreu i shtetit u tregua i rezervuar, ndërsa u shpreh se është i hapur për çdo ftesë që ka të bëjë me integrimin e vendit.
Marrëdhënia Rama-Meta, të cilësuara si “dashuri-urrejtje” janë karakterizuar gjatë gjithë këtyre viteve nga marrëveshjet dhe bashkëpunimet deri te përplasjet e forta. /abcnews.al