Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, Volodymyr Zelenskyy dha vlerësimin për forcën ushtarake ruse duke thënë se të gjithë e kanë parë se si Rusia po vepron në luftë, shkruan skynews.
“Rekrutët papërvojë po përdoren në betejë si mish për top. Forcat ruse po sulmojnë me bomba shkollat dhe ndërtesat e banimit. Sot, ata qëlluan me raketa Mykolaiv dhe gjithashtu Dnipron.”
“Ne duhet të dëbojmë pushtuesit dhe të garantojmë sigurinë e vërtetë të Ukrainës. Prandaj kam nënshkruar një dekret për zgjatjen e gjendjes së luftës dhe afatin e mobilizimit të përgjithshëm. Shpresoj që Verkhovna Rada e Ukrainës (Këshilli i Lartë i Ukrainës) do ta mbështesë këtë vendim. Ushtria jonë dhe të gjithë ata që mbrojnë shtetin duhet të kenë të gjitha mjetet ligjore për të vepruar me qetësi.
“Kherson, Melitopol, Berdyansk, Energodar, Mariupol dhe të gjitha qytetet dhe komunitetet tona që janë në kontrollin rus, duhet të dinë se Ukraina do të rimarrë kontrollin e tyre”, përfundoi Zelensky.
Ushtria ruse dyshohet gjithashtu se ka nisur të përdorë armë lazeri në Ukrainë, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është shprehur se përdorimi i tyre tregon dështimin e plotë të Rusisë në Ukrainë.
/abcnews.al