Vlora do të jetë padyshim qarku që do të vuajë më shumë luftën Rusi Ukrainë. Sektori i turizmit, dega kryesore për ekonominë vendase, pritet të goditet këtë verë. Rreth 40 mijë turistë ukrainas nuk do të jenë në plazhet e rivierës shqiptare. Të dhënat i jep kreu i operatoreve për jugun Vasil Bedinaj.
“Tregu ukrainas ka qene i pari me numrat më të lartë për sa i përket qarkut të Vlorës, po ta marrin në rang vendi, janë të dytët pas Polonisë. do të jetë një humbje. Sepse Ukraina ka pasur se destinacion të parë Vlorë dhe Ksamilin. Kontratat nënshkruhen ne fund nëntori dhe për 2022 i kemi mbyllur kontratat me tregun ukrainas. kemi nënshkruar kontratat fikse, për 120 – 140 ditë të sezoni, sepse ata fillojnë që fillim maji e deri në mes tetori,. është një treg që e ka zgjeruar sezonin. E kanë mmi 5 muaj sezon. Nuk pretendojmë që të qëndrojmë, sepse për raste katastrofash ato bien”.
Elona Zinxhiria administratore e nje agjensie turistike në vlorë tregon se gjatë javëve te fundit nuk ka pasur asnjë rezervim nga Ukraina.
“Nuk ka pasur rezevime, ndoshta si pasoje e trazirave qe po ndodhim. Edhe ato pak turistë që kemi pasur, nuk ka. Klientët e rregullt nuk kanë rezervuar. Po themi në nivelet zero. Do shohim situatën”.
/abcnews.al