Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë këtë të martë pritet që të zhvillojnë raundin e radhës së bisedimeve për gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes.
Mediat e huaja raportojnë se delegacionet e dy vendeve kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe Mikhail Podolyak, këshilltari presidencial.
Në këtë takim duket se Kievi si prioritet ka arritjen e një armëpushimi.
Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Takimi është planifikuar të nisë në ora 10:00 sipas kohës lokale. Ndërkaq, delegacioni i Rusisë po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, një çështje që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.
Çështje të tjera që pritet të diskutohen është fati i dy rajoneve lindore të Ukrainës – Donjecku dhe Luhansku – por edhe statusi i Krimesë, gadishull të cilin Moska e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014.
Ky do të jetë takimi i dytë i mbajtur në Turqi, pasi në fillim të marsit, kryediplomatët ukrainas dhe rusë u takuan në Antalia, por takimi i tyre përfundoi pa ndonjë rezultat konkret./abcnews.al