Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kërkojnë negociata me Iranin për t’i dhënë fund luftës, por kërkojnë “dorëzim pa kushte”, deklaroi sot presidenti amerikan Donald Trump.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, në ditën e shtatë të konfliktit, Trump tha se pas përfundimit të luftës dhe zgjedhjes së një udhëheqjeje “të mirë dhe të pranueshme” në Teheran, SHBA dhe aleatët e saj do të nisin rindërtimin e vendit.
Ai sugjeroi se Irani mund të bëhet “ekonomikisht më i madh, më i mirë dhe më i fortë se kurrë më parë”.
Një ditë më parë, Trump deklaroi se mbrojtja ajrore dhe kapacitetet raketore të Iranit janë shkatërruar në masë të madhe. Sipas tij, armët kundërajrore të Iranit janë eliminuar, duke lënë vendin pa forcë ajrore dhe pa mbrojtje ajrore.


