Lufta tregtare e SHBA-së, FMN jep alarmin

schedule08:06 - 10 Tetor, 2018

schedule 08:06 - 10 Tetor, 2018

Fondi Monetar Ndërkombëtar i bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalin luftën tregtare. FMN, në një vlerësim të fundit të ekonomisë globale, jep alarmin se lufta tregtare do të bëjë botën më të varfër dhe më të rrezikshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, rrezikon ta bëjë botën një “vend më të varfër dhe më të rrezikshëm”, në vlerësimin e fundit të ekonomisë globale. FMN ka ulur parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit dhe të ardhshëm.

Thuhet se një luftë e plotë tregtare midis SHBA dhe Kinës do t’i jepte një godtije të konsiderueshme rimëkëmbjes ekonomike. Ekonomisti kryesor i FMN-së tha se barrierat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet, bizneset dhe ekonominë më të gjerë.

“Politika tregtare reflekton politikën, dhe politikat mbeten të pazgjidhura në disa vende, duke paraqitur rreziqe të mëtejshme”, tha Maurice Obstfeld.

Kohët e fundit, Kina njoftoi tarifat e reja tregtare për 60 miliardë dollarë mallra të SHBA-ve, duke përfshirë produkte të tilla si gaz natyror të lëngshëm, të prodhuara në shtete besnike ndaj Presidentit Donald Trump.

Në një mesazh në Twitter, ky i fundit akuzoi Pekinin se kërkon të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara.

“Do të ketë hakmarrje ekonomike të madhe dhe të shpejtë kundër Kinës, nëse fermerët tanë, ose punëtorët industrial do të jenë në shënjestër”, tha ai.

Ndërkohë, tarifat e SHBA-së në 200 miliardë dollarë të importeve kineze hynë në fuqi muajin e kaluar. Rritja ekonomike globale tani pritet të arrijë në 3.7% në 2018 dhe 2019, poshtë nga parashikimi i mëparshëm i FMN-së prej 3.9% në korrik.

Zvogëlimi i rritjes globale gjithashtu pasqyroi parashikimet e një zgjerimi më të ngadalshëm në eurozonë, si dhe probleme në një numër të ekonomive të tregut në zhvillim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!