Të zgjedhësh një drejtim ushtarak në jetë është një vendim që jo shumë të rinj e kanë në synimet e tyre. ‘Abc e Pasdites’ na njohu me tre student të forcave të armatosura, Selena Mehmeti, Theohard Kondacki dhe Marvina Sula, të cilët pavarësisht frikërave dhe paragjykimeve janë dorëzuar përpara pasionit të tyre.
Mehmeti shpreh se janë krenar për punën e deritanishme pasi kanë përfaqësuar më së miri Shqipërinë.
“Pjesa e mentalitetit, ka mbetur pak i prapambetur. Në moment që shohin një ushtarak, gjëja e parë që u kujtohet është ose lufta ose shkolla e detyruar ushtarake që ka pas qenë. Gjërat kanë evoluuar dhe në jemi drejt përmirësimit. Marrim pjesë në organizime të ndryshme dhe kemi përfaqësuar Shqipërinë nëmisione si paqeruajtëse por edhe luftarake, denjësisht.” – shpreh studentja e kursit të oficerëve.” – tha studentja Mehmeti.
Ndërkohë ushtarakët e ardhshëm zbuluan dhe një detaj tejet interesant të forcave të armatosura në këto vitet e fundit. Sipas tyre, tashmë vajzat dhe gratë përbëjnë 14% të ushtrisë, duke u kthyer në një profesion shumë të dashur edhe nga kjo gjini. Sula pranoi se shkolla ushtarake është konsideruar si një profil meshkujsh, por shoqëria është emancipuar dhe janë drejt rrugës së duhur.
“Është e jashtëzakonshme pjesëmarrja e femrave. Aktualisht femrat përbëjnë 14% të forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë. Janë thyer tabutë, në kursin tonë të oficerëve ndihet pjesëmarrja dhe ato janë emancipuar, kanë marrë guxim të tregojnë aftësitë e tyre dhe pse jo, të bëhen nder i kombit.” /abcnews.al