Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta SHBA-Iran kthen pasiguritë/ Nunaj: Kriza ekonomike varet nga zgjatja e konfliktit

schedule20:22 - 10 Korrik, 2026

schedule 20:22 - 10 Korrik, 2026

Ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj thotë se kriza ekonomike globale do varet nga zgjatja e konfliktit SHBA-Iran.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Nunaj u shpreh se kjo krizë mund të sjellë një rritje të inflacionit që qëndron gjatë.

“Ajo çka ekonomia botërore po ndjen, është pjesa e pasigurisë në periudhë afatgjatë. Në periudhë afatshkurtër, dihet që efektet e luftës do ndiheshin edhe më tepër akoma në sezonin e verës. Vazhdimi i luftës do të thotë vazhdim i krizës. Kriza në këtë rast nuk do të thotë vetëm një periudhë afatshkurtër apo afatmesme, por ajo që është shfaqur në tregje, është pikërisht kriza për një luftë afatgjatë, pra gjithmonë në aspektin tregtar. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më e gjatë është edhe kriza ekonomike, e cila shfaqet në tregjet botërore. Frika e dytë, nëse do përdornim termin frikë, është që kjo krizë të sjellë një rritje të inflacionit që qëndron gjatë.



Pra, ai stabiliteti i inflacionit që ndodhi pas luftës Rusi-Ukrainë po kthehet sërish, por tani nuk ka prekur vetëm një pjesë të globit, siç ishte rasti i Europës, por po prek në këtë rast të gjithë globin. Kjo është diferenca që e bën një krizë edhe më të madhe, edhe më globale”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!