Portieri i skuadrës së Shakhtar Donetsk, Anatoliy Trubin ka reaguar ashpër për Vladimir Putin, i cili ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës.
Gardiani i portës e ka quajtur një vrasës Putin, i cili në një intervistë për “CNN” është shprehur se ka shumë civilë ku përfshihen edhe fëmijë që kanë mbetur të vrarë nga pushtuesit rusë.
“Më rrjedh gjak nga zemra. Shumë njerëz e fëmijë janë vrarë dhe nuk e kuptoj këtë. Nuk e kuptojë sesi një gjë e tillë mund të ndodhi në vitin 2022, është si një ëndërr e keqe për të gjithë ukrainasit. Putini është një vrasës dhe nuk e kuptoj si është e mundur të ndodhë kjo”, deklaroi 20-vjeçari ukrainas. /f.a/abcnews.al