Lufta Rusi-Ukrainë, ku gaboi Putini?

schedule11:29 - 13 Mars, 2023

schedule 11:29 - 13 Mars, 2023

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Lufta brutale në Ukrainë shpërtheu më shumë se një vit pasi Presidenti Vladimir Putin shpjegoi sërish se rusët janë ukrainasit janë “një popull”.

Në fjalimin e tij të çuditshëm të vitit 2021, të titulluar “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”, kreu i Kremlinit mohoi historinë e pavarur të Ukrainës dhe tha se kombi mund të jetë sovran vetëm në partneritet me Rusinë.

Fjalimi i publikuar në faqen e internetit të Kremlinit përsëriti zhgënjimin e Putinit me rënien e perandorisë sovjetike dhe ngriti shqetësime për atë që ai kishte planifikuar, raporton abcnews.al.

Por kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt, në një lëvizje që shkaktoi valë tronditëse në të gjithë botën, trupat ukrainase ishin në gjendje të përballonin dhe zmbrapsnin ushtrinë e fuqishme ruse.

Por si i bëri llogaritë gabim Putin?

Duke mohuar pavarësinë e Ukrainës

Në një artikull për London School of Economics, Oleg Chupryna, një kandidat për doktoraturë në Qendrën për Studime Europiane dhe Euroaziatike në Universitetin Maynooth, përshkruan se si Putin bëri një “gabim pasi besonte se Ukraina e pavarur ishte një trill historik, i krijuar nga Perëndimi për të dobësuar dhe ndarë Rusinë”.

Chupryna thotë se mohimi i identitetit kombëtar të Ukrainës e bëri atë të besonte se ukrainasit nuk do të kishin një mbrojtje të fortë, duke besuar se ushtria e Ukrainës ishte e dobët.

Kremlini besonte me arrogancë se ushtria ukrainase ishte e dobët dhe se rezistenca me të cilën do të përballej ushtria ruse do të zgjaste vetëm disa ditë  ose ndoshta edhe orë, shkruan Chupryna.

Por ajo që ndodhi në vend ishte se burrat ukrainas u vunë në radhë për orë të tëra në qendrat e rekrutimit për t’u bashkuar me ushtrinë dhe për të mbrojtur vendin e tyre, duke penguar kështu trupat ruse të merrnin kontrollin e shpejtë të vendit ashtu siç ata e kishin menduar, raporton abcnews.al.

Të papërgatitur për betejë

Kur trupat ruse hynë në Ukrainë nëpërmjet Bjellorusisë vitin e kaluar, ata nuk ishin të përgatitur për luftë.

Chupryna vëren se në gjashtë muajt e parë të luftës, Rusia humbi të paktën gjysmën e ushtrisë së saj dhe sulmet e saj në infrastrukturën civile “dështuan” për të arritur objektivat e Kremlinit.

Uniteti i aleatëve perëndimorë

Rusia nuk priste një unitet nga Perëndimi dhe kjo ishte një tjetër pengesë për planin e saj të marrjes së  kontrollit dhe pushtetit. Chupryna shpjegon se mbështetja ekonomike, politike dhe diplomatike nga Perëndimi ka qenë “e paprecedentë”, veçanërisht kur bëhet fjalë për furnizimin me armë dhe municione.

“E rëndësishmja, ukrainasit janë shumë të motivuar pasi nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të luftojnë deri në fitore. Ata e kuptojnë qartë se masakra e Buçës mund të presë të gjithë vendin nëse Ukraina humbet luftën,” tha ai.

Duke parë pikat e Chupryna, mund të shihet se Kremlini e ka llogaritur gabim pushtimin e Ukrainës në shumë mënyra.

Por pa asnjë shenjë të një armëpushimi ose një plani paqeje të rënë dakord, nuk duket të ketë ndonjë shenjë se ushtria ruse do të tërhiqet nga Ukraina në të ardhmen e afërt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!