Efektet e luftës në Lindjen e Mesme do të ngadalësojnë ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Në raportin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë theksohet se tashmë ka nisur reflektimi i rritjes së çmimeve të naftës dhe i disa shërbimeve dhe i qirave ndërsa zgjatja e luftës do të ndikonte direkt në frenim të rritjes ekonomike në vend.
Erald Themeli, Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare tha se zgjatja e tensioneve gjeopolitike do të kenë efekte direkte në ekonomi të ngjashmë me nisjen e konfliktit Rusi Ukrainë
Banka e Shqipërisë konstaton se deri më tani ekonomia ka ecur pozitivisht por shtrenjtimi I karburanteve do tw shkaktojw rritje tw kostove nw disa drejtime
vendimmarrja e ardhshme e politikës monetare do të mbetet e bazuar në vlerësimin e rreziqeve sipas të dhënave më të reja.
Banka e Shqipërisë do të monitorojë me kujdes zhvillimet, duke qenë e gatshme të reagojë me masa të politikës monetare, në kohën dhe në kahun e duhur, për të garantuar stabilitetin monetar dhe financiar të vendit.


