Afro 1.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i luftës. Numri i njerëzve që kaluan kufirin shënoi rënie të premten, përkatësisht 12.5% nga e enjtja në 76,200, shkruan BBC
Rreth 17,700 njerëz kaluan kufirin ditën e djeshme. Shumë nga refugjatët janë zhvendosur në qytete të mëdha në kërkim të perspektivave dhe shërbimeve më të mira të punësimit.
Të premten, kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski tha se rreth 230,000 ndodhen momentalisht në vend, një shifër që është e barabartë me 10% të popullsisë së Varshavës.
/abcnews.al