Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta/ “Pozicioni i Zelenskyt, i qartë”, Lulëzim Veliu: Qëllimi i Moskës të marrë sa më shumë territor nga Ukraina

schedule21:29 - 29 Dhjetor, 2025

schedule 21:29 - 29 Dhjetor, 2025

Situata në Ukrainë ishte fokusi i diskutimeve në emisionin “War Report” në ABC News.

Në një lidhje me ‘skype’, Lulëzim Veliu, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh se ende palët, Rusia dhe Ukrainë nuk kanë arritur një marrëveshje paqe.

Gjithashtu ai analizoi edhe qëndrimet e presidentit Trump, për të cilin u shpreh i keqardhur pasi ndryshe nga deklaratat e bëra thuajse një vit më parë se do të ndalte luftën në 24 orë, por që kjo nuk ka ndodhur dhe duket e largët.

“Para një viti kur Rusia ishte në kolaps dhe në prag të humbjes së kësaj lufte kishim deklarata të fuqishme të Trump se do t’i duhen 24 orë për të arritur marrëveshje. Por ja që jemi këtu pas një viti dhe ende nuk e kemi një të tillë, dhe duket se ende është disi e vështirë. Marrëveshjet e Rusisë me vendet e largëta, kryesisht me Indinë i kanë sjellë asaj një përparim të dukshëm. Ndërsa konferenca e djeshme me presidentët, Zelenskyn dhe Trump tregoi se ajo që fliste Trump ‘nuk na e mbushte mendjen se kishte diçka në këtë drejtim. Unë mund të them se pozicioni i Zelenskyt është shumë i qartë dhe se është në të njëjtin pozicion me BE, por edhe takimet me Amerikën i duhen patjetër. Duhet që të ketë ndalje të luftës që tashmë kanë kaluar 3 vite dhe duhet të rikthehet paqja në Evropë”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!