“Lufta” për emigracionin/ Harris: SHBA kërkon lider për të zgjidhur problemet. Trump: Asnjë sukses nëse ajo zgjidhet presidente

schedule03:35 - 11 Shtator, 2024

schedule 03:35 - 11 Shtator, 2024

Emigracioni ishte një nga çështjet që përplasi Kamala Harris me Donald Trump, në debatin e parë presidencial, të transmetuar në ABC News.

Zëvendëspresidentja amerikane Harris deklaroi se SHBA kërkon një lider që mund të zgjidhë probleme madhore, siç është emigracioni, diçka që sipas saj, Trump nuk mund ta bërë.

Kandidati republikan, Trump u shpreh se nuk do të ketë asnjë sukses për SHBA, nëse Harris zgjidhet presidente.

Kamala Harris: Njerëzit në vendin tonë kanë nevojë për një lider që i zgjidh këto probleme madhore. Ish presidenti pëlqen të vrapojë pas problemeve dhe jo t’i zgjidhë ato.

Donald Trump: Ajo tha se njerëzit fillojnë të ikin, ajo po i paguan që të jenë në eventet e saj elektorale. Jemi një vend duke dështuar, ka ndodhur 3 gjysmë më parë. Ajo që ka bërë vendi ynë duke lejuar miliona persona, shikoni çfarë po ndodh në qytetet tona. Është e turpshme. Ajo po e shkatërron vendin tonë. Është më i lartë numri i emigrantëve, për faj të tyre. Është një nga gabimet më të mëdha në histori që ato e kanë lejuar. Miliona njerëz kanë ardhur nga e gjithë bota. Krimi është mbi tavanin, kemi krimin e emigrantëve.

Kamala Harris: Mendoj se kjo është shumë e pasur nga dikush që është ndjekur penalisht. Gjyqi i tij është në nëntor. Ish presidenti, ka thënë të heqim fondet në ditën që ai mori edhe akuzat. E rëndësishme është të shkojmë përpara, të kthejmë faqen. Njerëzit amerikanë janë lodhur me politikat e Trump./abcnews.al