Lufta nuk le as të varrosësh të vdekurit, të afërmit braktisin ceremoninë pas sirenave në Ukrainë

schedule15:10 - 15 Mars, 2022

schedule 15:10 - 15 Mars, 2022

Teksa konflikti Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 20 të luftimeve, viktimat e luftës, qofshin ushtarë apo civilë shtohen dita ditës.

Gjatë funeralit në Lviv, të katër burrave, që mbetën të vrarë në një sulm rus, priftit iu desh të ndërpresë ceremoninë, për shkak të një alarmi për sulm ajror.

Priftit  iu desh t’i njoftonte të afërmit e të ndjerëve se ceremonia nuk do vazhdojë për shkak të rrezikut nga një sulm ajror, shkruan The Guardian.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

Qindra njerëz morën pjesë në funeralet e katër burrave, të gjithë ushtarë, të vrarë në sulmin vdekjeprurës rus në bazën ushtarake ukrainase, në Yavoriv, pranë kufirit polak, ku u vranë gjithsej 35 persona.

Katër burrat ishin të moshave të ndryshme. Më i vogli ka lindur në vitin 1991, më i madhi në vitin 1966./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!