Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Lufta nuk është drejt përfundimit!”, Shala: SHBA-Izrael me operacione ushtarake në rritje. Irani me goditje precize

schedule21:32 - 10 Mars, 2026

schedule 21:32 - 10 Mars, 2026

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala tha se operacionet ushtarake të SHBA dhe Izraelit janë në rritje, ndërsa Irani po kryen goditje precize që kanë sjellë dëme në territorin izraelit.

Sipas Shalës, përplasja po zhvillohet edhe në planin diplomatik dhe propagandistik, me deklarata dhe kundërdeklarata nga palët e përfshira.

“Operacionet ushtarake kanë ardhur në ngritje nga SHBA dhe Izraeli, ndërsa Irani, pavarësisht se thuhet se i ka në numër të ulët, ka goditje precize duke sjellë dëme në Izrael. Nga ana ushtarake kjo vijon dhe nuk ka përhapje në vendet e Gjirit.



Në anën ekonomike po sjell pasoja; ishte veprim i zgjuar i Trump që bëri disa deklarata që bënë të mundur të ulej çmimi i naftës nga 100 e ca në 90. Ishte veprim që nuk mendoj se tregon se lufta është drejt përfundimit, ku pala tjetër nuk pranon.

Në fushën diplomatike ka deklarata kontradiktore ku thuhet se do ulen në bisedime, ndërsa SHBA ka ndryshuar disa herë qëndrimin; ka goxha deklarata dhe kundërdeklarata. Lufta është edhe në fushën propagandistike. Duket se nga emërimi i liderit suprem ka një kompaktësim të strukturave iraniane.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!