Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lufta/ Nesturi: Strategjia e Iranit, të krijojë gjendje paniku për ekonominë. Nuk ka avancim ushtarak

schedule20:20 - 19 Mars, 2026

schedule 20:20 - 19 Mars, 2026

Analisti Plator Nesturi ka ngritur shqetësime mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike, duke theksuar një ndryshim të pazakontë në mënyrën se si po zhvillohet konflikti aktual. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ai u shpreh se, ndryshe nga herët e tjera, Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një përballje pa mbështetjen e aleatëve të tyre tradicionalë, si Britania dhe vendet e NATO-s.

Sipas Nesturit, kjo situatë ka sjellë konfuzion në opinionin publik ndërkombëtar dhe në organizma si OKB, ndërsa theksoi se goditjet e fundit nuk po synojnë më objektiva ushtarake, por infrastrukturë ekonomike, veçanërisht sektorin e naftës, duke rritur tensionet dhe pasigurinë globale.

“Mos harrojmë që pati një fushatë e cila ishte shpërndarë edhe në çështjen e aleancave. Është hera e parë që SHBA hyn në një luftë që nuk është me aleatët e saj kryesore, siç është Britania dhe vendet anëtare të NATO-s. Kjo ka sjellë një çoroditje në opinionin publik dhe në OKB. Krijohet një çështje e pakuptueshme për mënyrën se si po zhvillohen ngjarjet.



Nuk kemi më goditje të objekteve ushtarake. Ajo çfarë po goditen janë platformat e klasifikimit të naftës. Edhe Irani e ka kuptuar, që duke goditur edhe vendeve fqinje që janë të pasura me beftë, do të krijojë gjendjen e panikut në vendet industriale të botës. Përderisa nuk po avancon në përdorimin e ushtrisë, por me goditjen e ekonomisë, synon që secila palë të arrijë objektivat në secilën fushë”, tha Nesturi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!