Në një deklaratë ditën e sotme, duke folur për luftën në Ukrainë, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky tha se Perëndimit i mungon uniteti, sipas The Guardian.
“Uniteti ka të bëjë me armët. Kam një pyetje, a ekziston ky unitet në praktikë? Unë nuk po e shoh. Përparësia jonë më e madhe ndaj Rusisë do të ishte bashkimi”, tha Zelensky.
Ai në veçanti kritikoi Europën, duke thënë se Ukraina është në kontinentin europian dhe se vendi ka nevojë për mbështetjen e një Europe të bashkuar.
“A ekziston ky unitet në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?
Jo. Pra, a ekziston një Perëndim i bashkuar dhe i fortë? Jo“, përfundoi presidenti ukrainas.
/abcnews.al