Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Më shumë kohë për t’u përgatitur për ofensivën

schedule09:30 - 11 Maj, 2023

schedule 09:30 - 11 Maj, 2023

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë të shumëpritur kundër Rusisë, pasi ushtria ka ende nevojë për ndihmën e premtuar perëndimore.

Kundërofensiva mund të jetë vendimtare në luftë, për të rimarrë territoret e pushtuara. Do të jetë një provë vendimtare për Ukrainën, e etur për të provuar se ndihma që ka marrë mund të rezultojë në fitime të mëdha në fushën e betejës.

“Me atë që kemi, ne mund të avancojmë dhe të jemi të suksesshëm,” tha presidenti.

“Por ne do të humbasim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme,” tha ai në selinë e tij në Kiev, në një intervistë për BBC.

“Pra, ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë.”

Presidenti i përshkroi brigadat luftarake, disa prej të cilave u trajnuan nga vendet e NATO-s, si “të gatshme”, por tha se ushtrisë ende automjete të blinduara.

Kur dhe ku do të ndodhë kundërofensiva e Ukrainës është një sekret. Forcat ruse kanë fortifikuar mbrojtjen e tyre përgjatë vijës së frontit 1,450 km (900 milje) të gjatë, e cila shkon nga rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk në Zaporizhzhia dhe Kherson në jug.

Presidenti, megjithatë, shprehu besimin se ushtria ukrainase mund të përparojë, duke paralajmëruar për rreziqet e një “konflikti të ngrirë”. Për Kievin, çdo rezultat që shihet si zhgënjyes në Perëndim mund të nënkuptojë një reduktim të mbështetjes ushtarake dhe presionit për të negociuar me Rusinë, raporton abcnews.al.

Me gati një të pestën e vendit nën kontrollin rus dhe Presidentin Vladimir Putin që deklaroi aneksimin e katër rajoneve të pushtuara pjesërisht nga forcat e tij, kjo mund të përfshijë diskutime për koncesionet e tokës.

“Të gjithë do të kenë një ide,” tha Presidenti Zelensky. “Por ata nuk mund të bëjnë presion ndaj Ukrainës për të dorëzuar territoret.

Zelensky hodhi poshtë frikën për humbjen e mbështetjes së SHBA-së nëse presidenti Joe Biden, i cili është zotuar të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet, nuk rizgjidhet në vitin 2024.

Ukraina, tha ai, gëzonte ende mbështetjen dypartiake në Kongresin e SHBA. “Kush e di se ku do të jemi kur të ndodhin zgjedhjet?” tha ai. “Unë besoj se do të fitojmë deri atëherë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!