Lufta në Ukrainë/ Zëdhënësi i Krelimit: Djali im ka luftuar për 6 muaj

schedule15:58 - 24 Prill, 2023

schedule 15:58 - 24 Prill, 2023

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, një anëtar i elitës ruse, tha sot se djali i tij, Nikolai, kishte marrë pjesë në pushtimin e Ukrainës, muaj pasi ai u akuzua se po përpiqej të luftonte.

“Ai e ka marrë këtë vendim, është i rritur. Po, me të vërtetë, ai mori pjesë në operacionin ushtarak special në Ukrainë.” u tha gazetarëve Dmitry Peskov.

Të shtunën e kaluar, kreu i grupit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se Nikolai Peskov, 33 vjeç, shërbeu me guxim dhe heroizëm për gjashtë muaj në Ukrainën lindore, fshehurazi, duke përdorur sistemin e raketave të shumëfishta “Ouragan” të forcave të Wagner.

“Sigurisht që për njerëzit është një situatë jo e zakonshme, sepse të gjithë janë mësuar që fëmijët e elitës të fshihen nga prindërit e tyre”, tha Prigozhin, në një mesazh të publikuar nga shërbimi për shtyp i kreut të Wagner.

Pas këtyre deklaratave të Prigozhin, gazeta Komsomolskaya Pravda botoi një intervistë me Nikolai Peskov në të cilën ky i fundit deklaroi se zgjodhi të luftojë për të përmbushur “detyrën” e tij dhe se është dekoruar.

Gjashtë muaj më parë, Nikolai Peskov u akuzua se donte të shmangte regjistrimin në ushtri. Në fund të shtatorit, pasi Rusia shpalli një rekrutim “të pjesshëm”, një bloger që mbështet disidentin e burgosur Alexei Navalny i bëri thirrje Nikolai Peskov duke u paraqitur si një rekrutues i ushtrisë ruse.

“Duhet ta kuptoni, e dini që unë jam Peskov, nuk është aspak e drejtë që unë të jem atje. Nuk e kam problem të mbroj vendin. Por fillimisht më duhet të kuptoj pozicionin tim atje”, kishte thënë ai.

Kundërshtarët si dhe aktivistët që mbështesin sulmin ndaj Ukrainës shpesh akuzojnë anëtarët e elitës politike ruse se kanë përfituar nga favoret në mënyrë që të afërmit e tyre të mos dërgohen në front.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!