Donald Trump u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, nëse Presidenti rus Vladimir Putin po luan me kohën duke propozuar një tjetër samit ballë për ballë me udhëheqësin e SHBA-së.
Një takim i tillë ka të ngjarë të shtyjë vendimin e Trump nëse do ta lejojë Ukrainën të përdorë raketat Tomahawk në luftë.
Volodymyr Zelensky tha dje se Rusia po “nxitonte të rifillonte dialogun ndërsa dëgjonte për Tomahawkët”.
I pyetur nëse Putin po e luante për të fituar kohë, Trump u përgjigj: “Është e mundur. Më kanë manipuluar gjithë jetën më të mirët prej tyre.”
“Por unë jam mjaft i mirë në këto gjëra nëse ai dëshiron të bëjë një marrëveshje.”/abcnews.al


