Të paktën 9 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm të trefishtë rus këtë mëngjes në Chernihiv, në veri të Ukrainës.
Chernihiv. A rescue operation is underway following a Russian missile strike. There are people under the rubble. As of now, 20 people are reported to have been injured and ten killed. My condolences to their close ones.
Unfortunately, the death toll may still rise. This would… pic.twitter.com/0t7QybrNk6
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 17, 2024
Lajmi u konfirmua nga guvernatori rajonal, Vyacheslav Czaus. Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj qyteteve të Ukrainës, duke synuar sektorin energjetik të vendit dhe infrastrukturën tjetër kritike.
Andriy Germak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përsëriti sot thirrjen e Kievit për më shumë mbrojtje ajrore.
Чернігів робота ДСНС pic.twitter.com/f4o9gSRqfk
— M: аr:a (@MKava0224) April 17, 2024
Chernihiv, një nga qytetet më të vjetra të Ukrainës, i themeluar më shumë se 1000 vjet më parë, kishte rreth 300,000 banorë përpara pushtimit rus dy vjet më parë. Është rreth 60 kilometra nga kufiri me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë.


