Të paktën 7 persona u vranë në një sulm nga forcat ruse këtë mëngjes pranë një tregu në qendër të Kherson.
Kherson është qyteti i madh në Ukrainën jugore që ndodhet pranë vijës së frontit. “Tre gra dhe katër burra” humbën jetën në këtë sulm, i cili me sa duket u krye me ndihmën e artilerisë, sqaroi prokuroria e përgjithshme.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan sot se rrëzuan 29 nga 32 mjete ajrore të nisura nga Rusia në sulmet e realizuara gjatë natës.
/abcnews.al/