Dy raketa ruse goditën komunitetet pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, gjatë natës së të enjtes, sipas Oleksiy Kuleba, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kievit.
“Natën, armiku nisi një sulm me raketa në një nga komunitetet e rrethit Vyshhorod. Dy goditje u regjistruan,” tha Kuleba, shkruan CNN.
Nuk u raportua për të lënduar apo shkatërrim të infrastrukturës, shtoi ai. Kuleba tha se një vlerësim i zonave të prekura vazhdon dhe se shpërthimet e tjera të dëgjuara nga ata në zonë ishin nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. /abcnews.al

