Një foshnjë vetëm 22 ditëshe, vëllai 12-vjeçar dhe prindërit e tyre ishin në mesin e shtatë personave të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainën jugore të dielën. Bombat goditën shtëpinë e tyre në fshatin Shyroka Balka në Kherson, tha Ministri i Brendshëm Igor Klymenko, raporton BBC.
Viktimat përfshinin gjithashtu një tre banorë të tjerë. “Terroristët duhet të ndalohen. Ata duhet të ndalohen me forcë. Ata nuk kuptojnë asgjë tjetër.”, tha ministri. Ai ndau disa fotografi që tregonin pasojat e shkaktuara ndërsa shtoi se nga sulmi kishin mbetur të plagosur edhe 13 persona të tjerë.
Kherson është një nga katër rajonet në Ukrainë që presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se i kishte aneksuar vitin e kaluar. Ushtria e Ukrainës rimori pjesën perëndimore të rajonit në nëntor. Trupat ruse kanë vazhduar të bombardojnë zonën nga përtej lumit Dnipro./abcnews.al