Lufta në Ukrainë, Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll qytetin Chasiv Yar

schedule12:57 - 3 Korrik, 2024

schedule 12:57 - 3 Korrik, 2024

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e një distrikti në qytetin kyç të vijës së frontit të Chasiv Yar, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë e mbrojtjes të vendit.

Një qytet me rëndësi strategjike në rajonin lindor të Donetskut, Chasiv Yar ka qenë prej kohësh një objektiv rus.

Ai është goditur nga sulmet ajrore ruse, artileria dhe dronët për muaj të tërë, me të dyja palët që e shohin qytetin si një portë për Rusinë për të nisur ofensiva të drejtpërdrejta kundër qyteteve të tjera kryesore të Ukrainës.

Chasiv Yar shtrihet rreth 20 kilometra në perëndim të Bakhmut, një qytet i pushtuar nga forcat ruse një vit më parë pas muajsh beteje brutale.

/abacnews.al