Ministria e Mbrojtjes ruse tha se forcat e saj kishin marrë nën kontroll fshatrat Hostre dhe Hryhorivka në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.
Ushtarët e Moskës kanë pretenduar një sërë fitimesh territoriale në zonë gjatë vitit 2024, edhe pse Kievi po kryen ofensivën e tij ndërkufitare në territorin rus.
Ndërkohë Ukraina bën me dije se, të paktën katër raketa hipersonike Kinzhal të lëshuara nga një luftëtar rus MiG-31K drejt territorit ukrainas: kjo u njoftua nga Forcat Ajrore të Kievit, duke shtuar se një alarm kundërajror u ndez në të gjithë vendin.
/abcnews.al